Misteri i trenit blu


Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë…


>>Lexo më tepër
Flaka misterioze e mbretëreshës Loana


Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo…


>>Lexo më tepër
Më befaso!


Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën…


>>Lexo më tepër
Shtatë motrat. Historia e Majës


E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr…


>>Lexo më tepër
Asgjë të re nga fronti i perëndimit


Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me…


>>Lexo më tepër
Vrasje në Orient Ekspres


Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i pakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët…


>>Lexo më tepër
Dëshmitari i akuzës


Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me “qelizat gri” të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që…


>>Lexo më tepër
Net pa gjumë, puthje për mëngjes


Frymëmarrja e vajzës sate që fle mbi ty, duke të përjargur bluzën e tutave. Net të kaluara duke punuar dhe net të tjera duke përgjuar vajzat. Gërshetat e krehura keq, këpucët për t’u lidhur, gudulisjet, “lëpirjet”,…


>>Lexo më tepër
Rrëfenjat e Bardit Bidëll


"Rrëfenjat e Bardit Bidëll" janë një përmbledhje e përrallave të shkruara për fëmijët magjistarë apo shtriga. Për shekuj me radhë ato kanë qenë rrëfenja popullore, me të cilat i vinin fëmijët në gjumë.…


>>Lexo më tepër
Mortina. Një histori që të shkul së qeshuri


Mortina është një vajzë, që ndryshon paksa nga të tjerat: ajo është një vajzë zombi. Jeton në Vilën e Rrënuar me teton Yllshuar dhe ka për shok një zagar albin, Rrodhen, nga i cili nuk ndahet kurrë. Mortina digjet nga dëshira…


>>Lexo më tepër
Mortina dhe kushëriri i tmerrshëm


Mortina dhe shoku i saj më i mirë, një zagar albin i quajtur Rrodhe, jetojnë me teton Yllshuar dhe e kalojnë kohën duke luajtur me fantazmat e Vilës së Rrënuar. Një ditë prej ditësh, ndodh diçka e papritur: disa fëmijë të…


>>Lexo më tepër
Mortina dhe shoku i saj fantazmë


Kush është fantazma misterioze që përpiqet të hyjë në Vilën e rrënuar pikërisht në prag të festës së Vitit të Ri Antik? Së bashku me Rrodhen, zagarin besnik, Mortina kërkon ta ndihmojë, që të marrë…


>>Lexo më tepër
Një shkollë për Lavinjën


Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepëseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses. Por ajo ka mbetur Lavinja…


>>Lexo më tepër
Olga prej letre. Xhumi i zi


Është dimër në Baliko, fshati është i mbuluar me borë dhe Krishtlindja po afrohet. Banorët përballen me acarin që ka mbërthyer luginën dhe Olga i ngroh ata me tregimet e veta. Ka gati një histori të re, që del nga zbrazëtia…


>>Lexo më tepër
Autobusi i drithërimave 1


Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues…


>>Lexo më tepër
Historia e Vendeve të Ulët: Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë deri në ditët tona


Janë të rrallë librat që ofrojnë një vështrim të përgjithshëm të historisë së Vendeve të Ulëta. Këtë boshllëk e plotëson "Historia e Vendeve të Ulëta: Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë…


>>Lexo më tepër
Jeta ime jo aq e përsosur


Kejti, 26 vjeçe, është një vajzë fshati që ëndërron të bëhet një londineze me L të madhe. Ajo e adhuron jetën e metropoleve të mëdha, gjithë shkëlqim, por çështja është se nuk ia mban xhepi. Si shumë…


>>Lexo më tepër
Shtëpia në udhëkryq


"Shtëpia në udhëkryq" e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan…


>>Lexo më tepër
Pesha e dashurisë


Është natë kur Xhimi gjendet midis dëborës, afër autostradës për në aeroport, dhe dërgohet drejt Beckombergut, spitalit psikiatrik disa kilometra larg Stokholmit, i madh pothuajse sa një qytet i vogël. Nuk do të dalë prej spitalit…


>>Lexo më tepër
Një natë në Lisbonë


Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht…


>>Lexo më tepër

Historia e Filandës

Autori: Henrik Meinander
Përktheu: Erblina Kërçishta
280 f., 1000 lekë
ISBN 978-9928-103-62-8
Në këtë studim dinamik e tërheqës, Henrik Meinander përvijon konturet aq interesante të historisë, kulturës e shoqërisë finlandeze. Ai fillon me historinë e hershme të Finlandës, si pjesë përbërëse e Mbretërisë së Suedisë, vazhdon me vitet kur ajo ishte Dukati i Madh autonom brenda Perandorisë Ruse, për ta përmbyllur me transformimin e saj gradual në një shtet të pavarur e të modernizuar, me një komb të vetëdijshëm. Libri i Meinanderit përqendrohet në rajonin e vendeve baltike, duke e lidhur trajektoren e historisë finlandeze me momentet kyç të ngjarjeve shoqërore, politike e strukturore të Europës. Me mjeshtëri, arrin të gërshetojë politikën me ekonominë e kulturën, për të hedhur dritë mbi shfrytëzimin e burimeve natyrore të Finlandës nga shtetet e tjera dhe përvetësimin prej këtyre të fundit të risive teknologjike e trashëgimisë kulturore të saj. Një pjesë të mirë të studimit, Meinanderi ia kushton historisë bashkëkohore, duke u ndalur në përfshirjen e spikatur të Finlandës në ngjarjet europiane e baltike të kohëve të fundit dhe duke analizuar ndikimin që mund të kenë pasur ato në zhvillimin e mëvonshëm të saj. As botuesit, as autorit nuk u mungonte vetëbesimi, kur vendosën t’i propozonin lexuesit këtë studim për historinë e Finlandës... Meinanderi është mjeshtër i trajtimeve elegante dhe i analizave të përpikta e komplekse. Rezultati - një lexim veçanërisht interesant. Jukka TARKKA, Helsingin Sanomat, Helsinki Historia e Finlandës është një vepër interesante dhe e harmonishme. Me një vizion të qartë, Meinanderi e vendos Finlandën në një perspektivë sa nordike aq edhe europiane e me mjeshtëri arrin të gërshetojë ngjarjet politike, ekonomike e kulturore, si një e vetme. Nëse doni që në bibliotekën tuaj të keni vetëm një libër për historinë moderne të Finlandës, ja ku e keni. Lennart BERNTSON, Svenska Dagbladet, Stockholm
  • Henrik Meinander

    Henrik Meinander (19 maj 1960, Helsinki), profesor i historisë në Universitetin e Helsinkit dhe hulumtues i kualifikuar në “Finlands svenska historia”, projekt i cili synon të zbulojë rrënjët historike dhe kulturore të Finlandës suedeze. Prof. Meinander, i cili rrjedh nga një familje me tradita të njohura kulturore (biri i arkeologut të famshëm finlandez Carl Fredrik Meinander), është autor artikujsh shkencorë dhe i shumë monografive rreth historisë finlandeze dhe nordike të shekujve XIX…
    >>lexo më shumë