Lehtësia e padurueshme e qenies


Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një…


>>Lexo më tepër
Dhe nuk mbeti më askush


Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për…


>>Lexo më tepër
Mysafirë me pagesë


Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga autorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters. Është viti 1922 dhe Londra është e tensionuar. Ish-ushtarakët…


>>Lexo më tepër
Çunat nuk qajnë


“Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja.” Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin…


>>Lexo më tepër
Mbinjeriu i masës


“Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit.... Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas…


>>Lexo më tepër
Fairy Oak. Magjia e Territ


Fairy Oak është një fshat i lashtë i magjepsur, që shtrihet rreth një Lisi, pemës së madhe magjike nga e cila merr emrin. Në Fairy Oak, Magjikët e Dritës dhe të Territ kanë bërë aleancë dhe jetojnë në harmoni me…


>>Lexo më tepër
Autobusi i drithërimave 3


Kujtuat se tmerri i Autobusit të drithërimave mbaroi kur shpikësi i tij, shkrimtari-vampir P. Onoval, vdiq? Jeni gabuar: ja ku mbërrin Edi Gj., Gjeniu i Kompjuterit, që e ringjall vampirin përmes një rituali makabër. Por Onovali i ringjallur mund të veprojë…


>>Lexo më tepër
Portret i papërfunduar


Romani "Portret i papërfunduar" u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro. Më 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin…


>>Lexo më tepër
Motra e perlave. Historia e Sisit


Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur…


>>Lexo më tepër
Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur


Lufta e Dytë Botërore. Ernst Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe. Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa. Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë…


>>Lexo më tepër
Erotika


Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij,…


>>Lexo më tepër
Atë natë e pashë


"Atë natë e pashë" është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar…


>>Lexo më tepër
Labirinti i Shpirtrave


Barcelonë, fund i viteve ‘50. Daniel Sempere nuk është më djali që kemi njohur mes tuneleve të pafundme të Varrezës së Librave të Harruar, në kërkim të librit që do t’i ndryshonte jetën. Misteri i vdekjes së…


>>Lexo më tepër
Shtëpia e shtrembër


"Shtëpia e shtrembër" vazhdon të vlerësohet ndër veprat më të arrira të A. Christie. Dëshmi janë edhe përshtatjet e saj të shumta për radio e kinema. Më i fundit ishte filmi me të njëjtin titull (2017), i regjisorit francez…


>>Lexo më tepër
Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden


Jemi në vitin 1926 në qytetin e Nju Jorkut: një kohë dhe një vend ku ngjarjet e pak njerëzve - dhe krijesave - do të përcaktojnë fatin e shumë të tjerëve. Midis tyre dallohen: NJUT SKAMANDËRI, i pari (dhe ndoshta i vetmi) magjizoolog,…


>>Lexo më tepër
Kafshët fantastike. Krimet e Grindelvaldit


Udhëtimi në Botën Magjike vazhdon: Magjistari i fuqishëm i Territ, Gelert Grindelvaldi, u kap në Nju Jork, edhe me ndihmën e Njut Skamandërit. Por, besnik ndaj kërcënimeve të veta, Grindelvaldi arrin të arratiset. Ai nis të mbledhë njerëz,…


>>Lexo më tepër
Motra e hënës. Historia e Tigit


"Motra e hënës" është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley. Pas vdekjes së babait, Pa Saltit, një miliarder i pashoq që i birësoi gjashtë bijat nga e gjithë bota, Tigi D’Aplieze, duke i besuar instinktit,…


>>Lexo më tepër
Gruaja midis nesh


I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, "Gruaja midis nesh", shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër…


>>Lexo më tepër
Një brengë përtej ëndrrave


Në numrin e së dielës së Volkszeitung, një gazetë e Kärntnerit, në rubrikën të ndryshme shkruhej: “Në të gdhirë të së shtunës, një shtëpiake pesëdhjetenjëvjeçare nga A. (komunë e G-së)…


>>Lexo më tepër
Uria


Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e…


>>Lexo më tepër

Shtegu i parfumeve

Autori: Cristina Caboni
Përktheu: Renato Kalemi
392 f., 1000 lekë
ISBN 978-9928-4260-1-7
Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t’i mposhtë frikërat e veta. Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Ato flasin për mendimet më të thella, për shpresat më të fshehta: irisi dhuron besim, mimoza jep lumturi, vanilja mbron, gjineshtra ndihmon të mos e lëshosh veten Dhe Elena prej kohësh ka mësuar të jetë e fortë. Që nga dita kur e ëma e braktisi atëherë kur ishte veç një vajzë e vogël, që kishte nevojë për dashuri e përkëdhelje. Që atëherë, ka mundur t’ia dalë mbanë e vetme. Që atëherë, ua ka mbyllur dyert emocioneve të veta. Tanimë, njëzet e gjashtë vjeç, fati vazhdon ta vërë përpara provash, por dhuntia e saj e veçantë i ndriçon rrugën që duhet të zgjedhë. Një rrugë e cila e çon në Paris, kryeqytetin e parfumeve, ku aromat përgatiten ende sipas një arti të lashtë. Elena ka një mënyrë të sajën për të kuptuar dhe përmbushur dëshirat: është e zonja të krijojë parfumin e duhur për të rifituar një dashuri të humbur, për të kapërcyer drojën, për të gjetur qetësinë shpirtërore. Por ende nuk ka mundur të krijojë esencën që do ta ndihmojë të bëjë paqe me të kaluarën e vet. Vetëm një person e ka në dorë çelësin për të hyrë në shpirtin e saj dhe për të shëruar plagët: Kaili. Kaili, i cili e njeh fare mirë brishtësinë e një luleje dhe di si ta mbrojë e dashurojë. Sepse edhe fara më “kokëfortë”, kur dielli zë e ngroh, gjen forcën për të lulëzuar. Shtegu i parfumeve është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë.
  • Cristina Caboni

    Dhjetor 2012 - C. Caboni jeton në një shtëpi të rrethuar nga bimë dhe lule. Gjithmonë ka qenë e pasionuar pas aromave të natyrës dhe magjisë që krijojnë kombinimet e tyre të pafundme. Vazhdon të jetë një i ftohtë therës dhe ajo më në fund arrin të përfundojë së shkruari romanin e saj të parë, Shtegu i parfumeve. Janar 2013 - Sapo libri bie në duart e një agjenti të rëndësishëm, nuk ka dyshim: është një prej romaneve italiane…
    >>lexo më shumë