Misteri i trenit blu


Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë…


>>Lexo më tepër
Flaka misterioze e mbretëreshës Loana


Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo…


>>Lexo më tepër
Më befaso!


Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën…


>>Lexo më tepër
Shtatë motrat. Historia e Majës


E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr…


>>Lexo më tepër
Asgjë të re nga fronti i perëndimit


Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me…


>>Lexo më tepër
Vrasje në Orient Ekspres


Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i pakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët…


>>Lexo më tepër
Dëshmitari i akuzës


Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me “qelizat gri” të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që…


>>Lexo më tepër
Net pa gjumë, puthje për mëngjes


Frymëmarrja e vajzës sate që fle mbi ty, duke të përjargur bluzën e tutave. Net të kaluara duke punuar dhe net të tjera duke përgjuar vajzat. Gërshetat e krehura keq, këpucët për t’u lidhur, gudulisjet, “lëpirjet”,…


>>Lexo më tepër
Rrëfenjat e Bardit Bidëll


"Rrëfenjat e Bardit Bidëll" janë një përmbledhje e përrallave të shkruara për fëmijët magjistarë apo shtriga. Për shekuj me radhë ato kanë qenë rrëfenja popullore, me të cilat i vinin fëmijët në gjumë.…


>>Lexo më tepër
Mortina. Një histori që të shkul së qeshuri


Mortina është një vajzë, që ndryshon paksa nga të tjerat: ajo është një vajzë zombi. Jeton në Vilën e Rrënuar me teton Yllshuar dhe ka për shok një zagar albin, Rrodhen, nga i cili nuk ndahet kurrë. Mortina digjet nga dëshira…


>>Lexo më tepër
Mortina dhe kushëriri i tmerrshëm


Mortina dhe shoku i saj më i mirë, një zagar albin i quajtur Rrodhe, jetojnë me teton Yllshuar dhe e kalojnë kohën duke luajtur me fantazmat e Vilës së Rrënuar. Një ditë prej ditësh, ndodh diçka e papritur: disa fëmijë të…


>>Lexo më tepër
Mortina dhe shoku i saj fantazmë


Kush është fantazma misterioze që përpiqet të hyjë në Vilën e rrënuar pikërisht në prag të festës së Vitit të Ri Antik? Së bashku me Rrodhen, zagarin besnik, Mortina kërkon ta ndihmojë, që të marrë…


>>Lexo më tepër
Një shkollë për Lavinjën


Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepëseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses. Por ajo ka mbetur Lavinja…


>>Lexo më tepër
Olga prej letre. Xhumi i zi


Është dimër në Baliko, fshati është i mbuluar me borë dhe Krishtlindja po afrohet. Banorët përballen me acarin që ka mbërthyer luginën dhe Olga i ngroh ata me tregimet e veta. Ka gati një histori të re, që del nga zbrazëtia…


>>Lexo më tepër
Autobusi i drithërimave 1


Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues…


>>Lexo më tepër
Historia e Vendeve të Ulët: Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë deri në ditët tona


Janë të rrallë librat që ofrojnë një vështrim të përgjithshëm të historisë së Vendeve të Ulëta. Këtë boshllëk e plotëson "Historia e Vendeve të Ulëta: Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë…


>>Lexo më tepër
Jeta ime jo aq e përsosur


Kejti, 26 vjeçe, është një vajzë fshati që ëndërron të bëhet një londineze me L të madhe. Ajo e adhuron jetën e metropoleve të mëdha, gjithë shkëlqim, por çështja është se nuk ia mban xhepi. Si shumë…


>>Lexo më tepër
Shtëpia në udhëkryq


"Shtëpia në udhëkryq" e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan…


>>Lexo më tepër
Pesha e dashurisë


Është natë kur Xhimi gjendet midis dëborës, afër autostradës për në aeroport, dhe dërgohet drejt Beckombergut, spitalit psikiatrik disa kilometra larg Stokholmit, i madh pothuajse sa një qytet i vogël. Nuk do të dalë prej spitalit…


>>Lexo më tepër
Një natë në Lisbonë


Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht…


>>Lexo më tepër

Kanali Musolini

Autori: Antonio Pennacchi
Përktheu: Diana Kastrati
464 f., 1250 lekë
ISBN 978-9928-217-01-1
Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm. Historia fillon në vitin 1926, por kthehet mbrapa në kohë përmes rrëfimit të njërit prej trashëgimtarëve të familjes Peruci, argatë venetë në fund të shekullit XIX, një fis i tërë fshatarësh që vijnë në Agro Pontino. Duke treguar historinë dhe fatkeqësitë e fisit Peruci, përkrahës e simpatizantë të hershëm të fashizmit, Pennacchi na sjell në këtë libër një poemë të madhe epike që tregon historinë e Italisë, përmes rrëfimit të njerëzve të thjeshtë e të përulur, episodeve dramatike dhe ndonjëherë komike, duke përshkruar kështu ngjarje të mëdha historike, pjesë jo shumë të njohura të saj dhe origjinat e kontradiktat e një populli. Histori të vogla “të vërteta” të një eksodi të madh historik shpesh të harruar ose të keqkomentuar. Një poemë që në frymën e rrëfimeve të mëdha, gërsheton ngjarje dramatike dhe të habitshme të protagonistëve të saj me ato, jo më pak të trazuara, të një gjysmë shekulli të historisë italiane. I botuar me mbështetjen e Projektit Europa Krijuese, të Bashkimit Europian.
  • Antonio Pennacchi

    Antonio Pennacchi lindi në Latina, më 1950. Që në moshë fare të re u përfshi në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), por u përjashtua pas disa vjetësh për shkak të një manifestimi antiamerikan kundër luftës në Vietnam. Më vonë vendosi të aderojë në radhët e marksistëve të “Servire il Popolo”. Pastaj, vit pas viti, u bë pjesë e Partisë Socialiste Italiane (PSI), Konfederatës së Përgjithshme Italiane të Punëtorëve (CGIL),…
    >>lexo më shumë