Lehtësia e padurueshme e qenies


Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një…


>>Lexo më tepër
Dhe nuk mbeti më askush


Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për…


>>Lexo më tepër
Mysafirë me pagesë


Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga autorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters. Është viti 1922 dhe Londra është e tensionuar. Ish-ushtarakët…


>>Lexo më tepër
Çunat nuk qajnë


“Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja.” Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin…


>>Lexo më tepër
Mbinjeriu i masës


“Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit.... Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas…


>>Lexo më tepër
Fairy Oak. Magjia e Territ


Fairy Oak është një fshat i lashtë i magjepsur, që shtrihet rreth një Lisi, pemës së madhe magjike nga e cila merr emrin. Në Fairy Oak, Magjikët e Dritës dhe të Territ kanë bërë aleancë dhe jetojnë në harmoni me…


>>Lexo më tepër
Autobusi i drithërimave 3


Kujtuat se tmerri i Autobusit të drithërimave mbaroi kur shpikësi i tij, shkrimtari-vampir P. Onoval, vdiq? Jeni gabuar: ja ku mbërrin Edi Gj., Gjeniu i Kompjuterit, që e ringjall vampirin përmes një rituali makabër. Por Onovali i ringjallur mund të veprojë…


>>Lexo më tepër
Portret i papërfunduar


Romani "Portret i papërfunduar" u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro. Më 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin…


>>Lexo më tepër
Motra e perlave. Historia e Sisit


Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur…


>>Lexo më tepër
Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur


Lufta e Dytë Botërore. Ernst Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe. Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa. Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë…


>>Lexo më tepër
Erotika


Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij,…


>>Lexo më tepër
Atë natë e pashë


"Atë natë e pashë" është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar…


>>Lexo më tepër
Labirinti i Shpirtrave


Barcelonë, fund i viteve ‘50. Daniel Sempere nuk është më djali që kemi njohur mes tuneleve të pafundme të Varrezës së Librave të Harruar, në kërkim të librit që do t’i ndryshonte jetën. Misteri i vdekjes së…


>>Lexo më tepër

Ana Bolena, një çështje familjare

Autori: Hilary Mantel
Përktheu: Ledia Dushi
464 f., 1400 lekë
ISBN 978-9928-217-35-6
Pas “Sallës së ujqërve”, një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit të tij. Fati i tij ka shkuar përkrah atij të Ana Bolenës, bashkëshortes së dytë të mbretit, për hir të së cilës mbreti i dha fund marrëdhënies me Kishën e Romës dhe themeloi Kishën Anglikane. Por politika e Oborrit mbretëror e shtyn Anglinë në një izolim të rrezikshëm dhe Ana nuk e mban dot premtimin: ajo nuk i jep mbretit një djalë që do të siguronte trashëgiminë e Tudorëve. Kurora është e dobët dhe kur Kromuelli e ndihmon mbretin për t’u afruar e për të krijuar një marrëdhënie dashurie me Xhejn Sejmurin e qetë dhe të tërhequr, fundi i martesës me Ana Bolenën është i sigurt. Ndërsa i çel rrugën mbretit përmes skandaleve seksuale të oborrit, Sekretarit të Shtetit i duhet të merret edhe me versionin zyrtar të komplotit të Anës, për të kënaqur Henrin, por edhe me sigurimin e karrierës së tij, për të ruajtur përgjithmonë pushtetin dhe kurorën. Por askush, as Tomasi, as vetë sunduesi nuk do të dalin të pacenuar nga teatri tragjik i ditëve të fundit të jetës së Anës, mbretëreshës, e cila shkon përpara trekëmbëshit me guxim dhe solemnitet, duke përmbytur në gjak historinë angleze. “Ana Bolena, një çështje familjare” është një afresk i fuqishëm historik, emocionues dhe aventuresk dhe një dëshmi shumë e lartë letrare që na rikthen në të kaluarën në ngjyrat e saj më të gjalla dhe e bën atë vitale.
  • Hilary Mantel

    Hilary Mantel ka lindur në Glossop, Derbyshire, në vitin 1952. Debutimin e parë e ka bërë në vitin 1985 me Every Day is Mother’s Day. Shumë nga romanet e saj kanë qenë finaliste në çmime të mëdha letrare, sidomos në Orange Prize. Ajo ka shkruar deri tani 9 romane. Jeton në Angli. "Salla e ujqërve", libri i parë i saj që përkthehet në shqip, në vitin 2009 ka fituar një prej çmimeve më të rëndësishme letrare në botë, Man Booker Prize dhe ka qenë…
    >>lexo më shumë