Misteri i trenit blu


Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë…


>>Lexo më tepër
Zonja e krimit


Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet. Hetuesit më të jashtëzakonshëm…


>>Lexo më tepër
Eksodi


Eksodi është emri i një anijeje me të cilën një grup refugjatësh hebrenj, të internuar nga anglezët në një kamp përqendrimi në Qipro, më 1947, arrin të arratiset dhe pas një mijë peripecish, shkel në Tokën…


>>Lexo më tepër
E fshehta e sëndukut spanjoll


Në 14 tregimet e novelat e kësaj përmbledhjeje interesante do të takoni një emër: ­detektivin belg Herkul Puaro. Atë e kërkojnë të gjithë, për të zgjidhur një situatë, për të zbuluar një krim, një vjedhje…


>>Lexo më tepër
Flaka misterioze e mbretëreshës Loana


Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo…


>>Lexo më tepër
Më befaso!


Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën…


>>Lexo më tepër
Shtatë motrat. Historia e Majës


E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr…


>>Lexo më tepër
Asgjë të re nga fronti i perëndimit


Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me…


>>Lexo më tepër
Vrasje në Orient Ekspres


Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i pakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët…


>>Lexo më tepër
Dëshmitari i akuzës


Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me “qelizat gri” të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që…


>>Lexo më tepër
Net pa gjumë, puthje për mëngjes


Frymëmarrja e vajzës sate që fle mbi ty, duke të përjargur bluzën e tutave. Net të kaluara duke punuar dhe net të tjera duke përgjuar vajzat. Gërshetat e krehura keq, këpucët për t’u lidhur, gudulisjet, “lëpirjet”,…


>>Lexo më tepër
Rrëfenjat e Bardit Bidëll


"Rrëfenjat e Bardit Bidëll" janë një përmbledhje e përrallave të shkruara për fëmijët magjistarë apo shtriga. Për shekuj me radhë ato kanë qenë rrëfenja popullore, me të cilat i vinin fëmijët në gjumë.…


>>Lexo më tepër
Mortina. Një histori që të shkul së qeshuri


Mortina është një vajzë, që ndryshon paksa nga të tjerat: ajo është një vajzë zombi. Jeton në Vilën e Rrënuar me teton Yllshuar dhe ka për shok një zagar albin, Rrodhen, nga i cili nuk ndahet kurrë. Mortina digjet nga dëshira…


>>Lexo më tepër
Mortina dhe kushëriri i tmerrshëm


Mortina dhe shoku i saj më i mirë, një zagar albin i quajtur Rrodhe, jetojnë me teton Yllshuar dhe e kalojnë kohën duke luajtur me fantazmat e Vilës së Rrënuar. Një ditë prej ditësh, ndodh diçka e papritur: disa fëmijë të…


>>Lexo më tepër
Mortina dhe shoku i saj fantazmë


Kush është fantazma misterioze që përpiqet të hyjë në Vilën e rrënuar pikërisht në prag të festës së Vitit të Ri Antik? Së bashku me Rrodhen, zagarin besnik, Mortina kërkon ta ndihmojë, që të marrë…


>>Lexo më tepër
Një shkollë për Lavinjën


Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepëseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses. Por ajo ka mbetur Lavinja…


>>Lexo më tepër
Olga prej letre. Xhumi i zi


Është dimër në Baliko, fshati është i mbuluar me borë dhe Krishtlindja po afrohet. Banorët përballen me acarin që ka mbërthyer luginën dhe Olga i ngroh ata me tregimet e veta. Ka gati një histori të re, që del nga zbrazëtia…


>>Lexo më tepër

Asgjë të re nga fronti i perëndimit

Autori: Erich Maria Remark
Përktheu: Robert Shvarc
252 f., 700 lekë
ISBN 978-9928-217-90-5
Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me një fytyrë prej miu, kërkon të jetë udhëzues i të rinjve në botën e punës, të kulturës dhe të progresit. Në orët e gjimnastikës, ai i shigjeton djemtë me vështrim të rreptë dhe u mban fjalime për atdheun në rrezik apo për madhështinë për t’i shërbyer shtetit, duke i udhëzuar e frymëzuar që të shkojnë vullnetarë. Por kur janë në front, nxënësit e Kantorekut, nga Albert Kropi më inteligjenti i shkollës e deri te Paul Bojmeri, poeti që kërkon të shkruajë drama, e kuptojnë shpejt që nuk janë aspak “rinia e hekurt”, e thirrur për të mbrojtur Gjermaninë në rrezik. Zbulimi se terrori i vdekjes është më i fortë sesa madhështia për t’i shërbyer atdheut i befason qysh atë ditë kur, gjatë një sulmi, Jozef Bem, një shok shkolle i shëndoshë dhe i qetë, vritet egërsisht në llogore. Në pak muaj nxënësit e Kantorekut e ndiejnë veten të plakur, të dërrmuar, të privuar jo vetëm nga rinia por nga çdo e shkuar, ëndërr, shpresë. I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur “për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta”.
  • Erich Maria Remark

    Erich Maria Remark (1898-1970) është pseudonimi letrar i shkrimtarit gjerman Erich Paul Remark. Erich Paul Remark lindi në Osnabrück, në një familje katolike. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, gjatë Luftës së Parë Botërore, shkoi në front, ku u plagos disa herë. Pas Luftës e ndërroi mbiemrin e tij në Remarque, siç kishte qenë mbiemri i familjes deri te gjyshi i tij. Gjatë gjithë jetës së tij bëri shumë punë si: bibliotekar, tregtar, mësues…
    >>lexo më shumë