Lehtësia e padurueshme e qenies


Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një…


>>Lexo më tepër
Dhe nuk mbeti më askush


Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për…


>>Lexo më tepër
Mysafirë me pagesë


Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga autorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters. Është viti 1922 dhe Londra është e tensionuar. Ish-ushtarakët…


>>Lexo më tepër
Çunat nuk qajnë


“Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja.” Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin…


>>Lexo më tepër
Mbinjeriu i masës


“Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit.... Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas…


>>Lexo më tepër
Fairy Oak. Magjia e Territ


Fairy Oak është një fshat i lashtë i magjepsur, që shtrihet rreth një Lisi, pemës së madhe magjike nga e cila merr emrin. Në Fairy Oak, Magjikët e Dritës dhe të Territ kanë bërë aleancë dhe jetojnë në harmoni me…


>>Lexo më tepër
Autobusi i drithërimave 3


Kujtuat se tmerri i Autobusit të drithërimave mbaroi kur shpikësi i tij, shkrimtari-vampir P. Onoval, vdiq? Jeni gabuar: ja ku mbërrin Edi Gj., Gjeniu i Kompjuterit, që e ringjall vampirin përmes një rituali makabër. Por Onovali i ringjallur mund të veprojë…


>>Lexo më tepër
Portret i papërfunduar


Romani "Portret i papërfunduar" u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro. Më 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin…


>>Lexo më tepër
Motra e perlave. Historia e Sisit


Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur…


>>Lexo më tepër
Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur


Lufta e Dytë Botërore. Ernst Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe. Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa. Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë…


>>Lexo më tepër
Erotika


Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij,…


>>Lexo më tepër
Atë natë e pashë


"Atë natë e pashë" është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar…


>>Lexo më tepër
Labirinti i Shpirtrave


Barcelonë, fund i viteve ‘50. Daniel Sempere nuk është më djali që kemi njohur mes tuneleve të pafundme të Varrezës së Librave të Harruar, në kërkim të librit që do t’i ndryshonte jetën. Misteri i vdekjes së…


>>Lexo më tepër

Mysafirë me pagesë

Autori: Sarah Waters
Përktheu: Kujtim Ymeri
600 f., 1250 lekë
ISBN 978-9928-292-37-7
Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga autorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters. Është viti 1922 dhe Londra është e tensionuar. Ish-ushtarakët janë të zhgënjyer, të papunët dhe të uriturit kërkojnë ndryshim. Në jug të Londrës, në një shtëpi të madhe të heshtur, tani pa vëllezër, pa bashkëshort e madje pa shërbëtorë, jeta do të ndryshojë, pasi zonja Rej dhe e bija, Frensisi, për të mbijetuar, do të detyrohen të japin një pjesë të shtëpisë, befas shumë e madhe për dy vetë, për qiramarrës ose, si quhen për të përdorur një term “politikisht të saktë”, mysafirë me pagesë. Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen papritur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjet. Me mjeshtërinë e rrëfimit, që e bëri kaq të dashur e të vlerësuar për lexuesin e kritikën, Sarah Waters sjell një histori tërheqëse për pasionin dashuror, dëshirat e parrëfyera dhe pasojat e tyre tronditëse. Një roman i mprehtë, që në atmosferën e një epoke historike përshkruan personazhe që mbeten në zemrën dhe kujtesën e lexuesit, kaq të gjalla, kaq të mirëfillta në ethen e tyre dramatike për lumturi, në këtë kryevepër të tensionit psikologjik dhe thellësisë emocionale.
  • Sarah Waters

    Sarah Waters (Wales, 1966), e diplomuar në letërsinë angleze, para se t’i kushtohej plotësisht të shkruarit, ishte lektore në Open University të Londrës. Mes shumë të tjerash, është fituese e çmimit Somerset Maugham dhe dy herë finaliste e Mail on Sunday/John Llewellyn Rhys Prize. Më 2003, revista Granta e renditi ndër njëzet shkrimtarët e rinj më të mirë britanikë, ndërsa Booksellers Association dhe Waterstone’s Booksellers e nominuan si Autoren e Vitit për British…
    >>lexo më shumë