Lehtësia e padurueshme e qenies


Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një…


>>Lexo më tepër
Dhe nuk mbeti më askush


Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për…


>>Lexo më tepër
Mysafirë me pagesë


Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga autorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters. Është viti 1922 dhe Londra është e tensionuar. Ish-ushtarakët…


>>Lexo më tepër
Çunat nuk qajnë


“Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja.” Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin…


>>Lexo më tepër
Mbinjeriu i masës


“Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit.... Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas…


>>Lexo më tepër
Fairy Oak. Magjia e Territ


Fairy Oak është një fshat i lashtë i magjepsur, që shtrihet rreth një Lisi, pemës së madhe magjike nga e cila merr emrin. Në Fairy Oak, Magjikët e Dritës dhe të Territ kanë bërë aleancë dhe jetojnë në harmoni me…


>>Lexo më tepër
Autobusi i drithërimave 3


Kujtuat se tmerri i Autobusit të drithërimave mbaroi kur shpikësi i tij, shkrimtari-vampir P. Onoval, vdiq? Jeni gabuar: ja ku mbërrin Edi Gj., Gjeniu i Kompjuterit, që e ringjall vampirin përmes një rituali makabër. Por Onovali i ringjallur mund të veprojë…


>>Lexo më tepër
Portret i papërfunduar


Romani "Portret i papërfunduar" u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro. Më 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin…


>>Lexo më tepër
Motra e perlave. Historia e Sisit


Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur…


>>Lexo më tepër
Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur


Lufta e Dytë Botërore. Ernst Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe. Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa. Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë…


>>Lexo më tepër
Erotika


Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij,…


>>Lexo më tepër
Atë natë e pashë


"Atë natë e pashë" është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar…


>>Lexo më tepër
Labirinti i Shpirtrave


Barcelonë, fund i viteve ‘50. Daniel Sempere nuk është më djali që kemi njohur mes tuneleve të pafundme të Varrezës së Librave të Harruar, në kërkim të librit që do t’i ndryshonte jetën. Misteri i vdekjes së…


>>Lexo më tepër

Portret i papërfunduar

Autori: Agatha Christie
Përktheu: Edon Qesari
232 f., 800 lekë
ISBN 978-9928-292-25-4
Romani "Portret i papërfunduar" u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro. Më 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin për teatër, nën titullin "Kthim pas në vrasje" duke ndërhyrë jo pak në subjektin e romanit. Në vijim, siç ka ndodhur shpesh me pothuajse gjithë veprat e Christie-t, ky roman pati edhe përshtatje të tjera për radio dhe ekran. Puaroja shpalos edhe këtë herë aftësitë e tij, për zgjidhjen e një misteri pa pasur në dorë asnjë provë të qenësishme materiale, duke ndjekur fillin logjik të fakteve, por edhe nuhatjen prej detektivi të sprovuar. Kësaj radhe, sidoqoftë, sipërmarrja e tij vështirësohet nga distanca kohore që ndan hetimin prej krimit, që ka ndodhur 16 vite përpara ngjarjeve të romanit, duke e koklavitur shumë zbulimin e rrethanave të vrasjes së Amias Krejlit, një artisti kapriçoz e të kamur të Anglisë së gjysmës së parë të shek. XX. Lexuesi do të njohë të gjithë personazhet pothuajse të pranishëm në helmimin e tij: gruaja, e dashura, mbesa, avokati, prokurori, miqtë e tij të afërt etj. Të gjithë janë njëkohësisht dëshmitarë e të dyshuar, derisa mbërrijmë në zgjidhjen finale të misterit. Portret i papërfunduar, është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.
  • Agatha Christie

    Agatha Christie (1890-1976) shkrimtare e shquar angleze, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka…
    >>lexo më shumë