Lehtësia e padurueshme e qenies


Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një…


>>Lexo më tepër
Dhe nuk mbeti më askush


Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për…


>>Lexo më tepër
Mysafirë me pagesë


Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga autorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters. Është viti 1922 dhe Londra është e tensionuar. Ish-ushtarakët…


>>Lexo më tepër
Çunat nuk qajnë


“Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja.” Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin…


>>Lexo më tepër
Mbinjeriu i masës


“Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit.... Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas…


>>Lexo më tepër
Fairy Oak. Magjia e Territ


Fairy Oak është një fshat i lashtë i magjepsur, që shtrihet rreth një Lisi, pemës së madhe magjike nga e cila merr emrin. Në Fairy Oak, Magjikët e Dritës dhe të Territ kanë bërë aleancë dhe jetojnë në harmoni me…


>>Lexo më tepër
Autobusi i drithërimave 3


Kujtuat se tmerri i Autobusit të drithërimave mbaroi kur shpikësi i tij, shkrimtari-vampir P. Onoval, vdiq? Jeni gabuar: ja ku mbërrin Edi Gj., Gjeniu i Kompjuterit, që e ringjall vampirin përmes një rituali makabër. Por Onovali i ringjallur mund të veprojë…


>>Lexo më tepër
Portret i papërfunduar


Romani "Portret i papërfunduar" u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro. Më 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin…


>>Lexo më tepër
Motra e perlave. Historia e Sisit


Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur…


>>Lexo më tepër
Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur


Lufta e Dytë Botërore. Ernst Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe. Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa. Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë…


>>Lexo më tepër
Erotika


Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij,…


>>Lexo më tepër
Atë natë e pashë


"Atë natë e pashë" është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar…


>>Lexo më tepër
Labirinti i Shpirtrave


Barcelonë, fund i viteve ‘50. Daniel Sempere nuk është më djali që kemi njohur mes tuneleve të pafundme të Varrezës së Librave të Harruar, në kërkim të librit që do t’i ndryshonte jetën. Misteri i vdekjes së…


>>Lexo më tepër

Erotika

Autori: Janis Ricos
Përktheu: Eleana Zhako
124 f., 800 lekë
ISBN 978-9928-292-23-0
Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij, ky vëllim, ndryshe nga vëllimet e tij të mëparshme poetike, shquhet për modernizmin e theksuar, për lakonizmin artistik, formën minimaliste, ku gjallon një numër i pafundmë figurash, simbolesh mitike e biblike dhe elementesh natyrore. “Erotika” ndahet në tri pjesë, të cilat që në titull përçojnë veçanësinë e stilit dhe përmbajtjes së tyre. Pjesa e parë që përbëhet nga 44 poezi të shkurtra, ka si titull “Suitë minore në të kuqe maxhore”; pjesa e dytë është një poemë strofash të shkurtra, me titullin “Trup lakuriq”; ndërsa pjesa e tretë, “Fjala mishtore”, i afrohet më tepër prozës poetike, dhe përfshin 12 shkrime poetike. “Erotika” është e zhveshur nga miklimet poetike, ka spontanitetin e erotizmit të pastër, burimor. Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. Lexuesi shqiptar do të njohë një Ricos të zhytur kokë e këmbë në dashuri, një Ricos panteist, në poezitë e të cilit shpirti erotik gjallon kudo, në fruta, në sende, objekte, peizazhe, pemë, zogj etj. Në një intervistë Ricosi shprehet që erotizmi i poezive të tij, është antidoti ndaj zvetënimit të pamëshirshëm, që sjell koha dhe rreshkja e trupit. Poezia e Ricosit është provokuese deri në asht. Ajo shenjon ndërthurjen e pazgjidhshme mes fjalës e trupit, e cila mishërohet mjeshtërisht, që në poezinë hyrëse.
  • Janis Ricos

    Janis Ricos (1909 – 1990) nuk është aspak i panjohur për lexuesin shqiptar. Një pjesë e madhe e veprave të tij poetike, janë sjellë në gjuhën shqipe gjatë një periudhe të rëndësishme kohore, gati pa ndërprerje, me pikënisje librin “Mëhallat e botës”, përkthyer nga Spiro Çomora, më 1961. Ajo çka e bën të dashur poezinë e Ricosit për përkthyesit shqiptarë, është fqinjësia me Greqinë, fryma e majtë e poezive, larmia…
    >>lexo më shumë