Motra në stuhi. Historia e Allit


Alli D’Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues. Teksa kthehet në shtëpinë e fëmijërisë…


>>Lexo më tepër
Asgjë të re nga fronti i perëndimit


Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me…


>>Lexo më tepër
Rrëfenjat e Bardit Bidëll


"Rrëfenjat e Bardit Bidëll" janë një përmbledhje e përrallave të shkruara për fëmijët magjistarë apo shtriga. Për shekuj me radhë ato kanë qenë rrëfenja popullore, me të cilat i vinin fëmijët në gjumë.…


>>Lexo më tepër
Mortina. Një histori që të shkul së qeshuri


Mortina është një vajzë, që ndryshon paksa nga të tjerat: ajo është një vajzë zombi. Jeton në Vilën e Rrënuar me teton Yllshuar dhe ka për shok një zagar albin, Rrodhen, nga i cili nuk ndahet kurrë. Mortina digjet nga dëshira…


>>Lexo më tepër
Mortina dhe kushëriri i tmerrshëm


Mortina dhe shoku i saj më i mirë, një zagar albin i quajtur Rrodhe, jetojnë me teton Yllshuar dhe e kalojnë kohën duke luajtur me fantazmat e Vilës së Rrënuar. Një ditë prej ditësh, ndodh diçka e papritur: disa fëmijë të…


>>Lexo më tepër
Mortina dhe shoku i saj fantazmë


Kush është fantazma misterioze që përpiqet të hyjë në Vilën e rrënuar pikërisht në prag të festës së Vitit të Ri Antik? Së bashku me Rrodhen, zagarin besnik, Mortina kërkon ta ndihmojë, që të marrë…


>>Lexo më tepër
Olga prej letre. Xhumi i zi


Është dimër në Baliko, fshati është i mbuluar me borë dhe Krishtlindja po afrohet. Banorët përballen me acarin që ka mbërthyer luginën dhe Olga i ngroh ata me tregimet e veta. Ka gati një histori të re, që del nga zbrazëtia…


>>Lexo më tepër
Autobusi i drithërimave 1


Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues…


>>Lexo më tepër
Historia e Vendeve të Ulët: Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë deri në ditët tona


Janë të rrallë librat që ofrojnë një vështrim të përgjithshëm të historisë së Vendeve të Ulëta. Këtë boshllëk e plotëson "Historia e Vendeve të Ulëta: Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë…


>>Lexo më tepër
Jeta ime jo aq e përsosur


Kejti, 26 vjeçe, është një vajzë fshati që ëndërron të bëhet një londineze me L të madhe. Ajo e adhuron jetën e metropoleve të mëdha, gjithë shkëlqim, por çështja është se nuk ia mban xhepi. Si shumë…


>>Lexo më tepër
Shtëpia në udhëkryq


"Shtëpia në udhëkryq" e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan…


>>Lexo më tepër
Pesha e dashurisë


Është natë kur Xhimi gjendet midis dëborës, afër autostradës për në aeroport, dhe dërgohet drejt Beckombergut, spitalit psikiatrik disa kilometra larg Stokholmit, i madh pothuajse sa një qytet i vogël. Nuk do të dalë prej spitalit…


>>Lexo më tepër
Një natë në Lisbonë


Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht…


>>Lexo më tepër
Lehtësia e padurueshme e qenies


Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një…


>>Lexo më tepër
Në shtëpi tepër e qetë


Në krye të klasifikimeve letrarenë të gjithë botën Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit "Një familje thuajse e përsosur". Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është…


>>Lexo më tepër
Autobusi i drithërimave 2


Mos u ankoni që jeni trembur! Sepse ky është NJË LIBËR QË TË TREMB, që të bën të hidhesh përpjetë shumë herë. Jemi në të njëjtin autobus drithërimash, që ndoshta e njihni, që tashmë është…


>>Lexo më tepër

Përse nuk jam i krishterë

Autori: Bertrand Rasell
Përktheu: Kujtim Ymeri
200 f., 600 lekë
ISBN 99943-46-32-6
Një libër që trajton disa çështje thelbësore, u jep përgjigje një sërë pyetjeve dhe argumenton se pse fetë janë të dëmshme për shoqërinë. Sipas Russell, dëmi që shkakton një fe është dy llojesh: njëri që varet nga lloji i besimit, që është menduar se i duhet dhënë asaj, dhe tjetri nga dogmat e veçanta që besohen. “Është quajtur e virtytshme të kesh një besim – domethënë të kesh një bindje që nuk mund të lëkundet nga dëshmi të kundërta. Ose, nëse dëshmitë e kundërta mund të ngjallin dyshim, gjykohet se dëshmia e kundërt duhet asgjësuar. Mbi këtë bazë të rinjtë, të paktën në Rusi, nuk lejohen të dëgjojnë argumente, për pasojë mendjet e tyre mbeten të pazhvilluara dhe mbushen me armiqësi fanatike”, shprehet vetë autori në parathënien e librit. “... Do të dëshiroja të shihja një botë ku arsimi të synonte lirinë e mendjes në vend të burgosjes së mendjeve të të rinjve në një armaturë të ngurtë dogmash të llogaritura t’i mbrojnë ata gjatë jetës prej heshtës së faktit të paanshëm. Bota ka nevojë për mendje të hapura dhe këto nuk mund të vijnë prej sistemeve të ngurta, qofshin të vjetra apo të reja.”
  • Bertrand Rasell

    Bertrand Rasell (1872-1970), filozof, matematikan dhe shkrimtar, studioi në Kembrixh, ku dha mësim deri më 1916, kur e larguan për shkak të ideve pacifiste. Nga 1938 deri më 1944 jetoi në ShBA, ku dha mësim në Çikago dhe Los Anxhelos, para se të rikthehej në Kembrixh. Fitues i Çmimit Nobel për letërsinë më 1950, e lidhi emrin e tij me betejat themelore qytetare të shekullit të kaluar dhe e përfundoi aktivitetin e tij intensiv në favor të paqes, kur krijoi më 1966 të njohurën…
    >>lexo më shumë