Lehtësia e padurueshme e qenies


Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një…


>>Lexo më tepër
Dhe nuk mbeti më askush


Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për…


>>Lexo më tepër
Mysafirë me pagesë


Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga autorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters. Është viti 1922 dhe Londra është e tensionuar. Ish-ushtarakët…


>>Lexo më tepër
Çunat nuk qajnë


“Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja.” Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin…


>>Lexo më tepër
Mbinjeriu i masës


“Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit.... Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas…


>>Lexo më tepër
Fairy Oak. Magjia e Territ


Fairy Oak është një fshat i lashtë i magjepsur, që shtrihet rreth një Lisi, pemës së madhe magjike nga e cila merr emrin. Në Fairy Oak, Magjikët e Dritës dhe të Territ kanë bërë aleancë dhe jetojnë në harmoni me…


>>Lexo më tepër
Autobusi i drithërimave 3


Kujtuat se tmerri i Autobusit të drithërimave mbaroi kur shpikësi i tij, shkrimtari-vampir P. Onoval, vdiq? Jeni gabuar: ja ku mbërrin Edi Gj., Gjeniu i Kompjuterit, që e ringjall vampirin përmes një rituali makabër. Por Onovali i ringjallur mund të veprojë…


>>Lexo më tepër
Portret i papërfunduar


Romani "Portret i papërfunduar" u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro. Më 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin…


>>Lexo më tepër
Motra e perlave. Historia e Sisit


Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur…


>>Lexo më tepër
Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur


Lufta e Dytë Botërore. Ernst Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe. Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa. Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë…


>>Lexo më tepër
Erotika


Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij,…


>>Lexo më tepër
Atë natë e pashë


"Atë natë e pashë" është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar…


>>Lexo më tepër
Labirinti i Shpirtrave


Barcelonë, fund i viteve ‘50. Daniel Sempere nuk është më djali që kemi njohur mes tuneleve të pafundme të Varrezës së Librave të Harruar, në kërkim të librit që do t’i ndryshonte jetën. Misteri i vdekjes së…


>>Lexo më tepër

Lindja e Europës

Autori: Roberto S. Lopez
Përktheu: Kujtim Ymeri
432 f., 1250 lekë
ISBN 978-9928-103-28-4
Për iluministët e vjetër e të rinj, një mijë vjetët midis shekujve V e XV pas K., qenë kohë e injorancës dhe partikularizmit, e skllavërisë dhe e feudalizmit. Por jo e gjithë epoka në mes u prek apo, nga ana tjetër, trajtoi dukuri të panjohura ose të paracaktuara të zhdukeshin me ardhjen e epokës moderne. As formula romantike e “epokës së besimit” nuk është me vend, sikurse është përdorur për kaq shumë momente të tjera të historisë së Perëndimit. Është lindja e një vetëdijeje europiane, ajo që e dallon Mesjetën nga çdo epokë tjetër. Për herë të parë popuj që jetonin ndërmjet Portugalisë e Rusisë, midis Arktikut e Mesdheut identifikohen në një qytetërim të përbashkët, të ushqyer nga trashëgimi të lashta dhe nga spiritualiteti i krishterë. Pra, një “fakt shpirtëror”, por i kuptueshëm vetëm nën dritën e kushteve materiale, që e kanë shoqëruar e ndihmuar. Popujt e Europës qenë krijuesit e një shoqërie të re, më të begatë e më të barabartë se ajo e lashtësisë: një hipotezë që Roberto S. Lopezi e verifikon në ecurinë e historisë ekonomike, të zhvillimit të teknikave dhe sistemeve të reja prodhuese, sipas mësimeve të historianit të madh francez, Fernand Braudel. Lindja e Europës është një afresk unitar, fryt i një hipoteze të fuqishme historiografike, që privilegjon të përditshmen ndaj ndodhive të personazheve e ndaj betejave. Transformimet thelbësore zbulohen në evoluimin e mendësisë së shtresave të ndryshme, në shenjat e para të atdhetarisë, në ndjeshmëritë e ndryshme fetare, në përshtatjen e institucioneve politike e shoqërore ndaj kushteve të reja historike. Pa shpërfillur historinë e qytetërimeve të veçuara, si ato të vendeve skandinave, apo të kulturave të zhdukura ose të përndjekura, siç ishte ajo hebraike, që bashkë me gjithë këtë kanë krijuar shpirtin e një kontinenti.
  • Roberto S. Lopez

    Roberto S. Lopez (Gjenovë 1910-Nju-Hevën 1986) ka qenë profesor i historisë së ekonomisë në Universitetin e Gjenovës nga 1936 deri më 1938. Në ShBA nga viti 1939, ka punuar gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore për Zërin e Amerikës dhe CSB-në. Nga viti 1946 ka qenë profesor në Universitetin e Jalës, ku më 1963 themeloi Departamentin e studimeve mesjetare. Ka dhënë mësim edhe në Collège de France, në Montpelier, në Universitetin e Tel-Avivit.…
    >>lexo më shumë