Diploma Nderi për përkthyesit Asti Papa dhe Nasi Lera në javën e frankofonisë, mars 2013


04.02.2013

Në datën 20 mars 2013, në kuadër të kremtimeve të Pranverës së Frankofonisë, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, u zhvillua aktiviteti “Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë”, i cili kulmon javën frankofone në Shqipëri.  Pjesë e këtij aktiviteti ishin trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, përfaqësues të politikës, medias, biznesit, personalitete të shoqërisë civile, studiues, frankofonë të të gjitha fushave etj.

Në mënyrë simbolike, disa personaliteteve nga fusha të ndryshme - kulturë, letërsi, arsim, shkenca, medie dhe jetë publike - iu shpërndanë “Diploma Nderi”, me titullin “Personaliteti frankofon i vitit 2013”, për kontribut në promovimin e vlerave të kulturës dhe gjuhës frënge në Shqipëri. 

Mes këtyre personaliteteve spikatën:

Prof. Dr. Asti Papa, studiues, autor veprash e artikujsh shkencorë, në gjuhën shqipe apo në gjuhë të huaja, dhe mjeshtër në fushën e përkthimit ku spikat me shqipërimin e një sërë veprash të rëndësishme si: Georges Duby - Historia e Francës. Nga origjina në ditët tona (DITURIA, 2012); Pierre Milza - Historia e Italisë. Nga origjina në ditët tona (kapitujt 1-15, DITURIA, 2012); Jacques Bourcart - Shqipëria dhe shqiptarët (DITURIA, 2004); Albert Mousset - Shqipëria përballë Europës (DITURIA, 2004); Dominique Schnapper - Bashkësia e qytetarëve (DITURIA, 2004); Robert Mantran - Historia e Perandorisë Osmane (DITURIA, 2004); Raymond Aron - Opiumi i intelektualëve (DITURIA, 2005); Gabriel L. Jaray - Shqipëria e panjohur (DITURIA, 2006); Justin Godard - Ditarët shqiptarë (DITURIA, 2008); Valery Larbaud - Java jonë shqiptare (DITURIA, 2011) e shumë e shumë vepra të tjera.

 

Z. Nasi Lera, shkrimtar i njohur, përkthimet e të cilit kanë dhënë kontribut të veçantë në fushën e letrave shqipe. Është shqipëruesi i shumë veprave të rëndësishme europiane, ndër të cilat: Historia e Francës. Nga origjina në ditët tona - Georges Duby (DITURIA, 2012); Historia e Italisë. Nga origjina në ditët tona - Pierre Milza (DITURIA, 2012), Todo Modo dhe Konteksti - Leonardo Sciascia (2005,); Dashnori - Marguerite Duras (DITURIA, 2001); Suita franceze - Irène Némirovsky (2009); Të premten në mbrëmje - Emmanuèle Bernheim (DITURIA, 2006); Dashnorja e Brehtit - Jacques-Pierre Amette (DITURIA, 2005); Iveta dhe Motrat Rondoli - Guy de Maupassant (DITURIA, 1998);  Për dashurinë dhe hijen - Isabelle Allende (DITURIA, 2000); Për dashurinë dhe demonë të tjerë - Gabriel G. Marquez (DITURIA, 1999) etj., etj.