Paraqitja e librit "Historia e Norvegjisë"


04.22.2015

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, Shtëpia Botuese DITURIA në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë, organizojnë paraqitjen e librit: HISTORIA E NORVEGJISË, Ø. Stenersen, I. Libæk. 

Të pranishëm Shkëlqesia e Tij, Z. Jan Braathu, Ambasador i Norvegjisë, dhe autorët e librit.

Për të gjithë pjesëmarrësist do të ketë nga një libër dhuratë, me nënshkrimin e autorëve, dhe në fund një koktej.

Jeni të ftuar të merrni pjesë ditën e mërkurë, dt. 22 prill, ora 11:00, hotel Mondial, salla Teuta.